Kaos në rrugët e Vlorës këtë të hënë, pasi protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin kryesor të qytetit, të njohur si “Kapelja”.Si pasojë, kryqëzimi është plotësisht i bllokuar, ndërsa radhë të gjata automjetesh janë krijuar në të gjitha akset kryesore të qytetit.
Protesta po zhvillohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm prej katër ditësh, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te banorët.Nëndrejtori i Policisë së Vlorës, Shpëtim Alliaj po përpiqet të negociojë me protestuesit për hapjen e rrugës në mënyrë që qytetarët e tjerë të qarkullojnë normalisht.











