Ballina Shqiperia ime Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 15-vjeçari

Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 15-vjeçari

Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë.

Policia e Elbasanit thotë se fillimisht 15-vjeçari u paraqit në spitalin e Elbasanit dhe më pas u transportua drejt QSUT, ku edhe humbi jetën

Elbasan/Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.