Ballina Shqiperia ime Kon*likt midis 3 personave ne FIER, pl*goset me mjet pr*res 35 vjecari

Kon*likt midis 3 personave ne FIER, pl*goset me mjet pr*res 35 vjecari

Patos/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, njoftohemi se në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt midis 3 shtetasve dhe për pasojë është dëmtuar me mjet prerës (kaçavidë) shtetasi A. N., 35 vjeç, banues në Zharrëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.

Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.