Nje konflikt me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Laçit. Sipas burimeve ne vendngjarje një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.Mes të plagosurve është dhe një e moshuar, shitëse ambulante që tregtonte qirinj, e cila ka marrë plagë të lehta jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilët po zbardhin shkaqet e këtij konflikti.
Informacion paraprak
Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.