Ballina Bota Kokaine në Portin e Pireut, ja ku ishte fshehur 46 kg

Kokaine në Portin e Pireut, ja ku ishte fshehur 46 kg

Dy ngarkesa me kokainë që vinin nga Amerika Latine janë kapur sërish në Portin e Pireut në Greqi.

Ngarkesa e parë prej 110 kg kokaine është në kontejner me kallamarë të ngrirë të importuar legalisht.Ngarkesa me origjinë nga Peruja ishte e destinuar për në Kroaci.

Sipas autoriteteve helene pas një kontrolli për zbulimin e drogës, nga data 23 deri më 27 maj 2024 në portin e Pireut, në një kontejner u gjetën 110 kg kokainë, e fshehur në kallamar të ngrirë, me origjinë nga Peruja me destinacion Kroacinë.

Droga ishte në 100 pako dhe përmbante 109 kilogramë e 600 gramë kokainë.

Ndërkohë ngarkesa e dytë vinte nga Ekuadori dhe u kap po në portin e Pireut.

Kokaina prej 46 kg ishte e fshehur në kuti bananesh.

Ndërsa vlera e lëndës narkotike llogaritet në 2 000 000 euro.

Kujtojmë që pak ditë më parë po në Portin e Pireut u sekuestrua një tjetër sasi kokaine, ku në pranga u vunë edhe dy shtetas shqiptarë.