Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të diskutuar dhe miratuar projektvendimin “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
Të pranishëm në mbledhje janë përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve dhe të dhe BE.
Sipas planit të punës, kandidati i propozuar për pozicionin e drejtorit të BKH është Joni Keta, i cili në rast se votohet do të ketë një mandat 5-vjeçar.
Aktualisht Joni Keta mban postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, edhe prokurorë.
Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj.
Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, ku të pranishëm në momentin e vendimmarrjes ishin përfaqësues të ICITAP (Programi i Ndihmës për Trajnime Hetimore Penale Ndërkombëtare) dhe të Bashkimit Europian, duke garantuar transparencën e procesit.











