Pamjet që janë shpërndarë ne disa faqe ne rrjetet sociale apo media si “dëshmi ndotjeje me naftë” pranë grykëderdhjes së Vjosës, në të vërtetë tregojnë një ligatinë të cekët, tipike për zonat bregdetare ku uji përzihet me rërë deti, bimësi nënujore dhe sedimente natyrore.
Kjo është arsyeja pse uji duket i errët nga sipër, sidomos në verë kur dielli përthan sipërfaqen dhe ul nivelin e ujit, duke nxjerrë më shumë në pah algat dhe shtresat organike në fund.
Ky fenomen natyror krijon lehtësisht idenë e njollave të naftës kur shihet nga lart, por nuk ka lidhje me derdhje hidrokarburesh.
Nëse shihet më me kujdes, uji i grykëderdhjes vetë është i pastër dhe i kaltër, pa gjurmë ndotjeje të dukshme për syrin e lirë. Ajo që është quajtur “shenjë ndotjeje” është thjesht një pjesë e peizazhit natyror, që çdo verë merr këtë pamje për shkak të veçorive të lagunës.

Ky nuk është “zbulim”, por një keqinterpretim i nxituar. Para se të alarmohet publiku me lajme të pasakta, mediat duhet te bëjne dallimin dhe investigimin mes ndotjes reale dhe fenomeneve natyrore që ngatërrohen lehtë me të.
Gabime ndodhin — por ky gabim meriton të pranohet dhe të sqarohet nga mediat qe e kane publikuar duke akuzuar edhe deputeten e PS Fier Antoneta Dhima per publikimin e pamjeve Neoalb