Ballina Kulture Kengetari i njohur italian ,Gianni Morandi viziton Shqipërinë, shijon bregdetin e jugut

Kengetari i njohur italian ,Gianni Morandi viziton Shqipërinë, shijon bregdetin e jugut

Këngëtari i njohur italian, Gianni Morandi, ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Artisti legjendar është parë në jug të vendit, ku po shijon bukuritë e bregdetit dhe natyrën mahnitëse të rivierës shqiptare.

Morandi, i cili prej dekadash ka qenë një nga ikonat e muzikës italiane, ka zgjedhur të pushojë në një nga zonat më të preferuara të turistëve, duke ndarë momente relaksi pranë detit. Vizita e tij është pritur me entuziazëm nga pushuesit vendas e të huaj, të cilët kanë treguar interes të madh për prezencën e artistit në vendin tonë.

Prania e Gianni Morandit në Shqipëri shihet edhe si një promovim i bukurive natyrore dhe turizmit të jugut, që çdo vit tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota.