Ballina Aktualitet KAS certifikon 11 majin per Fierin ,Elbasan, Tiranë e Durrës,bien kërkesat...

KAS certifikon 11 majin per Fierin ,Elbasan, Tiranë e Durrës,bien kërkesat e PD

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi sot kërkesat e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të zhvilluara në qarqet Elbasan, Fier, Tiranë dhe Durrës.KAS rrëzoi këto kërkesa me argumentin e mungesës së provave dhe si të pambështetura në ligj. KAS la po ashtu në fuqi vendimet e Komisionerit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve të votimeve të zonave zgjedhore respektive.

KAS me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës ankimore të depozituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, për kundërshtimin e vendimit të KSHZ “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të votimit në zonën zgjedhore qarku Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”, si edhe ndryshimin e vendimit të Komisionerit dhe pasqyrimin e rezultateve të rinumërimit dhe rivlerësimit të votave për këtë zonë zgjedhore gjatë procesit ankimor.