Ballina Shqiperia ime Kapshticë | Fluks i shtuar udhëtarësh në vigjilje të Krishtlindjeve

Kapshticë | Fluks i shtuar udhëtarësh në vigjilje të Krishtlindjeve

Në vigjilje të Krishtlindjeve është shënuar një fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, fluksi është kryesisht në hyrje të territorit shqiptar, pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në atdhe për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjarëve të tyre.

Aktualisht po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa janë në funksion edhe dy sportele të posaçme për autobusët.Sipas të dhënave zyrtare, ka nisur edhe regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke.

Pavarësisht fluksit të mjeteve, situata po menaxhohet nga Policia Kufitare me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe reduktimin e kohës së pritjes për udhëtarët.

Nga data 19 deri në 23 dhjetor, në Kapshticë kanë hyrë 24.141 shtetas dhe kanë dalë 11.844 shtetas të huaj dhe shqiptarë.