Kapen mbi 26 kg droge pranë kufirit me Greqinë, në pranga dy...

Kapen mbi 26 kg droge pranë kufirit me Greqinë, në pranga dy shqiptarët që trafikuan drogën

157
SHPËRNDAJE

Mbi 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar pranë kufirit greko-shqiptar, në Kapshticë.

Raportohet se operacioni i zhvilluar nga policia kufitare greke nisi me kontrollin në një banesë në pronësi të një shtetasi grek, aty kku u gjetën 27 pako me kanabis me peshë totale 26.2 kilogramë.

Nga hetimet rezulton se këtë sasi droge e kanë futur në Greqi dy shtetas shqiptarë ditën e djeshme në orët e para përmes një automjeti dhe më pas e kanë çuar në banesën e grekut 36 vjeçar.

Mjeti i transportit u gjet në Follorinë dhe brenda tij shoferi dhe pasagjeri, shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç. Brenda në mjet kishte vende të improvizuara për transportin e drogës.

S'KA KOMENTE