Në Vlorë, Brunilda Mersini do të drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e vitit 2027, pasi siguroi mbi 13 mijë vota më shumë se rivali i pavarur, Dionis Sota. Në Berat, kandidati socialist Ervin Ceca fitoi me mbi 83% të votave, duke lënë pas Pavlo Sharkën.
Në Tepelenë, Gramos Sako (PS) mori 77.85% të votave, përballë kandidatit të pavarur Gabriel Guma. Në Mat, Altin Bojni fitoi me mbi 66% të votave, duke mposhtur kandidatët e pavarur Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha.
Në Cërrik, socialistët siguruan një tjetër fitore me kandidatin Florenc Doka, i cili la pas rivalin e pavarur Amarildo Hoxha dhe kandidatin e partisë “Shqipëria Bëhet”.
Është mbyllur procesi i numërimit të votave në pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme për kryetarë të rinj, me një pjesëmarrje totale prej 18.51%. Të gjitha garat u fituan nga kandidatët e Partisë Socialiste.