Ballina Aktualitet Kampi në Shëngjin, Meloni: Fillimisht do të akomodohen mbi 1 mijë emigrantë

Kampi në Shëngjin, Meloni: Fillimisht do të akomodohen mbi 1 mijë emigrantë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se dy strukturat që do të shërbejnë si kamp për emigrantët, në Shëngjin dhe Gjadër, do të jenë funksionale që prej datës 1 gusht.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Shëngjini me kryeministrin Edi Rama, Meloni u shpreh se fillimisht do të akomodohen mbi 1 mijë emigrantë.

“Përsa i përket opozitës, ajo bën punën e saj, është normale. Nëse nuk do ta bëja këtë, do më thonin po bën fushatë elektorale. Pra, unë gjithsesi po bëj punën time, sepse unë ndjek çdo gjë që duhet bërë, ju nuk mund të kërkoni që unë të zhdukem, unë nuk po bëj fushatë elektorale këtë muaj. Shkoj në Shqipëri, më thonë është fushatë zgjedhore. Çfarë duhet të bëj? Po bëj punën time. Dy strukturat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën do të jenë operative prej datës 1 gusht, flitet aktualisht për më tepër se 1 mijë vende dhe pastaj për të mbërritur te shifra 3 mijë siç kemi folur he siç kemi rëndë dakord”, theksoi Meloni