Ballina Shqiperia ime Kamioni perplaset me autoambulancen ne Fier-Lushnje

Kamioni perplaset me autoambulancen ne Fier-Lushnje

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit” Një kamion është përplasur me një ambulancë , dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të lënduar dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore. , Në vendngjarje kanë shkuar menjęherë , policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh si pasojë e bllokimit të trafikut.