Ballina Shqiperia ime Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal ne Lushnje-Berat

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal ne Lushnje-Berat

Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues.

Sipas të dhënave paraprake, kamioni i ngarkuar me çakull, ka humbur kontrollin në dalje të një kthese dhe është përmbysur në anën tjetër të rrugës.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, i cili kishte mbetur i bllokuar në kabinë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime spitalore bëjnë me dije se shoferi ka marrë plagë të rënda

Nga të dhënat paraprake të efektivëve të qarkullimit rrugor, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpërthimi i gomës së përparme të mjetit gjatë lëvizjes, çka ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin dhe kamioni të përmbyset.Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po dokumenton rrethanat e aksidentit dhe po menaxhon qarkullimin e automjeteve në segmentin Lushnjë–Berat.