Ballina Shqiperia ime Kakavijë – Radhë deri në 3 km nga pala greke, fluks i...

Kakavijë – Radhë deri në 3 km nga pala greke, fluks i lartë hyrjesh në Shqipëri

Në pikën kufitare të Kakavijës është regjistruar sot një fluks i lartë të hyrjesh nga pala greke drejt Shqipërisë, duke shkaktuar radhë automjetesh deri në rreth 3 kilometra në territorin grek.

Sipas burimeve nga policia kufitare, shtimi i lëvizjeve lidhet me kthimin e emigrantëve shqiptarë për pushimet verore, si dhe me fundjavën, që tradicionalisht shënon rritje të qarkullimit.

Shërbimet kufitare po punojnë me kapacitet të plotë, duke hapur të gjitha sportelet e kontrollit për të përshpejtuar procedurat, por pavarësisht kësaj pritjet mbeten të gjata, sidomos në orët e pikut.