Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore e ka mbyllur këtë javë negativisht duke regjistruar zbritje nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82.4 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane ka shënuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 96.4 lekë dhe duke u shitur me 97.4 lekë në raport me një ditë më parë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar zbritje të vlerës duke e mbyllur edhe ajo në rënie këtë javë teksa është blerë këtë të premte me 102.2 lekë dhe është shitur me 103.3 lekë në raport me ditën e djeshme.
Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi referuar tregut të brendshëm valutor edhe ai ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 110.6 lekë dhe duke u shitur me 112 lekë krahasuar me një ditë më parë.