Ballina Shqiperia ime Jahti 147 metra “pushton” Dhërmiun, mendohet se në bord është pronari i...

Jahti 147 metra “pushton” Dhërmiun, mendohet se në bord është pronari i Manchester City-t

Dhërmiu sot ka marrë pamjen e një resorti luksoz ndërkombëtar, pasi në ujërat pranë molit është ankoruar një jaht gjigant 147 metra i gjatë, duke ndezur kureshtjen dhe entuziazmin e pushuesve.

Sipas zërave që qarkullojnë në zonë, në bord ndodhet Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, pronari i klubit të futbollit Manchester City, i cili thuhet se është ftuar personalisht nga kryeministri Edi Rama.

Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra pushues kanë mbushur rrjetet sociale me selfie e video pranë jahtit, ndërsa atmosfera në plazh është kthyer në një skenë glamour-i dhe misteri, me të gjithë sytë nga vizitori i shumëpërfolur.