Ballina Bota Izraeli në pritje të SHBA-ve për t’iu bashkuar ofensivës kunder Iranit

Izraeli në pritje të SHBA-ve për t’iu bashkuar ofensivës kunder Iranit

Izraeli pret një vendim nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme nëse do t’i bashkohet sulmeve kundër Iranit, tha një zyrtar izraelit për The Times of Israel të enjten pasdite.

“Pritet që ata do të bashkohen, por askush nuk po i shtyn”, tha zyrtari. “Ata duhet të marrin vendimin e tyre.”

“Do ta dimë brenda 24-48 orëve të ardhshme”, shtoi zyrtari.