Itali, makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare

Itali, makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare

145
SHPËRNDAJE

Një 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë në Rimini të Italisë. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina. 

31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. 

Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë. Sipas mediave italiane ai është rreth 60 vjeç dhe ishte duke shoqëruar një të afërm në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

S'KA KOMENTE