Ballina Bota Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 80-vjeçaren. E moshuara ndërron...

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 80-vjeçaren. E moshuara ndërron jetë në vend, personi që tentoi vetëvrasjen mbijetoi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano mbrëmjen e djeshme. 

Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, por fati kishte rezervuar një ngjarje jo të zakontë. 

70-vjeçari u hodh nga kati i katërt, por në vend që të përfundonte në trotuar, ra mbi një 83-vjeçare, e cila ndërroi jetë në vend. 

Ndërkohë 70-vjeçari është ende gjallë. Pasi u transportua në spital dhe mori ndihmën mjekësore, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.