Ish-shefi komisariatit nxori në pritë një shtetas për llogari të një grupi...

Ish-shefi komisariatit nxori në pritë një shtetas për llogari të një grupi kriminal

248
SHPËRNDAJE
900 0 1700668058xdedan Gjoni 1024x614 1 361

Pak orë pas arrestimit të të ashtuquajturit i “forti i Durrësit”, gazetarja Klodiana Lala dha detaje të tjera ku rezulton se ish-shefi i komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Sipas të dhënave, në kohën kur drejtonte Komisariatin e Shijakut, ai ka nxjerrë në pritë një person për llogari të Kep Arapit. Sipas të dhënave, ish-punonjësi i policisë, Dedan Gjoni, e ka thirrur në komisariat dhe më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetonte.

Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Burime zyrtare të policisë së shtetit bëjnë me dije se ndaj Dedan Gjonit është ngritur një akuzë të re dhe se Prokuroria ka kërkuar masë të re sigurie për të. Aksioni është duke vazhduar dhe pritet të jepen detaje zyrtare nga policia.

S'KA KOMENTE