Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot, më 16 shtator 2025, vendimin përfundimtar për ankimin e të pandehurve Vangjush Dako dhe Adrian Bulku, duke lënë në fuqi dënimet e dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.
Në rastin e Vangjush Dakos, ai ka ende një pjesë të dënimit për të shlyer, e cila është në proces llogaritjeje për t’u ekzekutuar, duke e rikthyer atë në burg. Dako ka shërbyer tashmë 6 muaj në paraburgim dhe 13 muaj arrest shtëpie.
Avokati i Dakos është shprehur se dënimi i klientit të tij mbaron në 27 shtator.
Duke marrë në konsideratë këtë përllogaritje, ish-kryebashkiakut të Durrësit, i mebten edhe 11 ditë për të vuajtur në qeli.
Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosi të mos pranonte ankimin e të pandehurve dhe të konfirmonte dënimet e mëparshme.