Irani ka deklaruar se ka kryer një sulm të drejtpërdrejtë me raketa ndaj zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanay , si dhe ndaj selisë së komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit. Pretendimi u bë publik nga Garda Revolucionare Islamike , e cila e cilësoi operacionin si pjesë e një vale të re sulmesh hakmarrëse.
Sipas njoftimit, sulmi është realizuar me raketa të tipit Khyber dhe ka qenë i “synuar dhe i papritur”. Ende nuk ka asnjë informacion nëse Netanyahu ka qenë i pranishëm në zyrë në momentin e sulmit.
Agjencia iraniane e lajmeve Tashim raportoi se objektivat janë “dëmtuar rëndë”, duke shtuar se “fati i kryeministrit të regjimit sionist ndodhet në një pasiguri të madhe”.
Sipas Teheranit, këto sulme vijnë si kundërpërgjigje ndaj një operacioni ushtarak të ndërmarrë nga IZRAELI dhe SHBA kundër objektivave në territorin iranian. Autoritetet iraniane pretendojnë se deri tani janë realizuar dhjetë valë sulmesh me dronë dhe raketa, të drejtuara ndaj Izraelit dhe bazave rajonale amerikane.
Nga pala izraelite dhe ajo amerikane nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me këto pretendime.










