Irani mohon negociatat me SHBA-në: “Uashingtoni po flet me vetveten”

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaghari, ka mohuar kategorikisht raportimet se Irani është duke zhvilluar negociata me Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë publike, ai ironizoi pretendimet e presidentit amerikan për bisedime mes palëve, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“SHBA po flet me vetveten”, u shpreh Zolfaghari, duke shtuar se deklaratat e Uashingtonit për negociata janë thjesht një iluzion.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta mes dy vendeve, ndërsa nuk ka konfirmime zyrtare për ndonjë proces real negociues mes tyre.