Ballina Bota India sulmon me raketa Pakistanin, vriten 26 civilë

India sulmon me raketa Pakistanin, vriten 26 civilë

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë rritur pas përleshjeve të ditëve të fundit lidhur me sulmin në rajonin e Kashmirit. Qeveria indiane tha se kishte nisur një operacion me raketa kundër nëntë objektivave terroriste në pjesën e Kashmirit të kontrolluar të kontrolluar nga Islamabadi, duke dëmtuar 4 xhami dhe një klinikë.

Sipas La Repubblica, të paktën 26 civilë janë vrarë dhe 46 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë indiane si edhe nga shkëmbimet e zjarrit midis dy ushtrive. Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze Ahmed Chaudhry, tha se 13 civilë, përfshirë dy vajza 3-vjeçare, u vranë në një xhami në Bahaëalpur, Punjab pakistanez, për të cilën inteligjenca indiane tha se ishte e lidhur me grupe të armatosura në Kashmir.

India tha se kishte goditur infrastrukturën e përdorur nga militantët e lidhur me masakrën e turistëve më 22 prill në Pahalgam, në Kashmirin e kontrolluar nga India. Nju Delhi akuzon Pakistanin për mbështetjen e sulmit në Pahalgam, gjë të cilën Islamabadi e mohon.