Oxford Economics publikon çdo vit Indeksin Global të Qyteteve, duke renditur 50 qytetet më të mira në botë bazuar në 27 tregues në pesë kategori kryesore.Çdo vit, firma e konsulencës Oxford Economics, publikon Indeksin Global të Qyteteve, i cili përfshin një renditje gjithëpërfshirëse të 50 qyteteve më të mira në planet. 1,000 qytetet më të populluara vlerësohen bazuar në 27 tregues në pesë kategori të ndryshme (ekonomi, kapital njerëzor, cilësia e jetës, mjedisi dhe qeverisja).
Cili doli në krye për vitin 2025? Për të dytin vit radhazi, Nju Jorku kryesoi listën. The Big Apple shënoi 100 pikë dhe triumfoi në kategorinë e ekonomisë, falë PBB-së të madhe, të ardhurave të larta për person dhe faktit se është shtëpia e shumë selive të korporatave.
Nuk mori shumë pikë në kategoritë e mjedisit dhe qeverisjes, duke u renditur përkatësisht në vendin e 168-të dhe të 161-të, dhe disa nga dobësitë e identifikuara përfshijnë barazi, shpenzime të larta për strehim dhe diversitet të vogël ekonomik.
Në vendin e dytë u rendit Londra, e cila gjithashtu ka ruajtur pozicionin e saj nga viti 2024, dhe shënoi 98.5 pikë. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar nuk pati dobësi të ngjashme me NYC, por shkëlqeu falë numrit të universiteteve dhe intensitetit më të ulët të emetimeve të karbonit, si dhe madhësisë së PBB-së.
I treti u rendit Parisi, me një rezultat 94.4. Kapitali njerëzor dhe cilësia e jetës ishin kategoritë kryesore të qytetit, dhe “shumë vende argëtimi dhe kulturore” e ndihmuan në renditje.
Dy qytete të tjera amerikane përmbyllën pesë vendet e para- San Jose dhe Seattle – por tetë qendra amerikane ishin në 20 vendet e para.
Qytetet më të mira në botë, sipas Indeksit Global të Qyteteve:
1.Nju Jork, SHBA
2.Londër, Britani e Madhe
3.Paris, Francë
4.San Jose, SHBA
5.Seattle, SHBA
6.Melbourne, Australi
7.Sidnej, Australi
8.Boston, SHBA
9.Tokio, Japoni
10.San Francisko, SHBA
11.Los Anxhelos, SHBA
12.Uashington DC, SHBA
13.Dublin, Irlandë
14.Stokholm, Suedi
15.Seul, Koreja e Jugut
16.Cyrih, Zvicër
17.Oslo, Norvegji
18.Kopenhagen, Danimarkë
19.Dallas, SHBA
20.Toronto, Kanada.