Incidente para protestës së PD-së, përplasje me policinë pranë Kryeministrisë

Incidente dhe tensione janë regjistruar para nisjes së protestës kombëtare të Partisë Demokratike. Policia ka formuar një kordon sigurie para godinës së Kryeministrisë, ndërsa pritet mbërritja e protestuesve të tjerë.

Sipas burimeve në terren, disa protestues janë kundërvënë forcave të rendit, duke tentuar të çajnë kordonin e policisë. Në drejtim të efektivëve janë hedhur gurë, ndërsa raportohet se një protestues ka tentuar t’u heqë skafandrat punonjësve të policisë.

Situata është shoqëruar edhe me fjalor ofendues ndaj efektivëve, duke rritur tensionin në zonë. Forcat e rendit kanë mbetur në pozicione, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën për të parandaluar përshkallëzime të mëtejshme.