Dosja e inceneratorit të Fierit duhet të gjykohet në Apelin e GJKKO-së. Ky është vendimi i Gjykatës së Lartë, i marrë ditën e sotme në Dhomë Këshillimi. Shkalla e tretë e gjyqësorit vendosi të prishë vendimin e Apelit të GJKKO-së, i cili e kishte kthyer dosjen e inceneratorit të Elbasanit për rigjykim në GJKKO.
Kështu, Gjykata e Lartë e kthen çështjen në Apel për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese. Rekursi në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të GJKKO ishte bërë nga SPAK, por edhe nga mbrojtja e të pandehurve.
“Prishjen e vendimit nr.55 (87-2024-383) datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, informoi Gjykata e Lartë.
Për këtë dosje, GJKKO i dha dënimet më 25 shtator 2023. Gjykata e Posaçme dënoi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka me 10 vite burg. Alqo Bllako u dënua u dënua për shpërndorim detyre me 4 vite.
Klodian Zoto u shpall i pafajshëm për akuzën e korrupsionit aktiv, por u dënua me 2 vjet për korrupsion pasiv, shtatë vjet për skema mashtruese, dhe tetë vjet për pastrim parash.
Pëllumb Abeshi u dënua me 3 vjet e 6 muaj, Erjon Murataj me 3 vite, Loran Dusha 7 vite, Arbër Denizi por me 7 vite, ndërkohë që të gjithë përfituan zbritjen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Arben Dervishaj dhe Juri Imeraj u shpallën të pafajshëm për të gjitha akuzat ndërsa Arjola Kodra u shpall e pafajshme për korrupsion. Nga ana tjetër disa prej të pandehurve, kundërshtuan akuzat dhe dënimin, duke kërkuar në Apel pafajësi.
Dënimet e GJKKO-së më 2023
Lefter Koka -10 vjet burg
Alqi Bllako 4 – vjet burg
Klodian Zoto 11 – vjet burg
Pellumb Abeshi – Shërbim prove
Florian Muçaj – Shërbim prove
Azem Shatëri – Shërbim prove
Erjon Murataj – 3 vjet burg
Sabina Cenameri – Shërbim prove
Arben Dervishaj – I pafajshëm
Loran Dusha – 7 vjet burg
Arjola Kodra – E pafajshme
Arbër Denizi – 7 vjet burg
Juri Imeraj – I pafajshëm
Regan Merdani – Shërbim prove
Gentian Zifla – Shërbim prove