Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO), gjatë pasdites së kësaj të mërkure dhe ditës së enjtes, vendi do të përballet me reshje të ndryshme intensiteti.
- Në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
- Në Kukës, Fier, Berat dhe Korçë, reshjet do të jenë më të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.
- Reshje të dobëta priten gjithashtu edhe në qarqet e tjera të vendit.
Temperaturat do të regjistrojnë rënie të ndjeshme gjatë ditës së enjtes, me ulje prej rreth 3°C. Minimat do të jenë rreth 1°C, ndërsa maksimalet jo më shumë se 15°C.
Në lartësitë mbi 1,000 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formë dëbore, jo vetëm në Veri, por edhe në Lindje dhe Juglindje të vendit.
Një tjetër shqetësim është era, e cila do të fryjë mesatare deri e fortë sidomos në Jug dhe zonën bregdetare. Për shkak të kushteve, lundrimi i anijeve të vogla dhe të peshkimit do të jetë i pezulluar, ndërsa kjo gjendje pritet të vazhdojë deri të enjten, kur era do të reduktohet në det të hapur.










