Shpërthim me tritol ka ndodhur në oborrin e një personi në fshatin Toç të Memaliajt.Tritoli ka shpërthyer rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së 67-vjeçarit Butjan Kapa, teksa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ai është kryetari Njësisë Administrative Qesarat.Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.










