I vë flakën banesës së tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. D., 39 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas policisë, dyshohet se 39-vjeçari i ka vënë flakën banesës së tij, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.