I riu i vë flakën vetes me benzinë te Kthesa e Kamzës

I riu i vë flakën vetes me benzinë te Kthesa e Kamzës

219
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë. Një i ri ka ndërmarrë një akt ekstrem, duke i vënë vetes flakën me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë te Kthesa e Kamzës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 31-vjeçarin Ervis Marku, i cili është transportuar në spital ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore si dhe rrethanat e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç. 

Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE