Ballina Shqiperia ime I moshuari tentoi të d*gjej me benzinë në Vlorë, transportohet në spital

I moshuari tentoi të d*gjej me benzinë në Vlorë, transportohet në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dukat Fshat, Vlorë, ku një 76-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet duke u spërkatur me benzinë.

I moshuari, i cili pësoi djegie të shumta, është transportuar fillimisht në spitalin e Vlorës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore po dërgohet drejt spitalit të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, në qytetin e Vlorës, një tjetër vatër zjarri ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut të përhapjes së flakëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të tentativës së vetëdjegies dhe dokumentimin e plotë të saj