48-vjecari shqiptar Klodian Lekocaj alias Klod Cara, është vënë sërish në epiqendër të autoriteteve greke pasi është bërë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në burgun e Koridhalos.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e sotme, kur Lekocaj arriti të marrë peng përmes një thike dy gardianë të burgut, duke u marrë çelësat, radiot dhe telefonat celularë.
Në të njëjtën kohë, ai filloi të lëvizte nga një krah në tjetrin i burgut me një grup prej shtatë egjiptianësh, për të arritur në Repartin 3, ndërsa kërkonte një bashkatdhetar për ta vrarë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e sotme, kur Lekocaj arriti të marrë peng përmes një thike dy gardianë të burgut, duke u marrë çelësat, radiot dhe telefonat celularë.
Në të njëjtën kohë, ai filloi të lëvizte nga një krah në tjetrin i burgut me një grup prej shtatë egjiptianësh, për të arritur në Repartin 3, ndërsa kërkonte një bashkatdhetar për ta vrarë.
Sipas autoriteteve, ka të ngjarë që kjo të ketë qenë një kontratë vdekjeje që nuk u ekzekutua për shkak të ndërhyrjes së zyrtarëve të burgut në Koridhallos,
Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjeç, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si kreu i së ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.
Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se çuditshëm ka lidhur fije të grupeve kriminale duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala, 39 vjeç, dhe Andi Beqiri, 23 vjeç. Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 Kallashnikovë dhe 1 thike, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një shtetasi grek dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve te drogës. Kështu 48-vjeçarit, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdhërimin e vrasjeve te Avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobëvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj.
Lekocaj në fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombës të tijin. Ne 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dergua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjiptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios.
Përfundimisht Lekocaj u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastrit i përfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.
Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi.
Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.
Në prill 2025 Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ndodhur në 23 shtator 2024.
T/CH