Ballina Shqiperia ime I dënuari me burgim të përjetshëm, Aldo Bare, kërkon ulje dënimi në...

I dënuari me burgim të përjetshëm, Aldo Bare, kërkon ulje dënimi në Gjykatën e Lartë

Ish drejtuesi i Bandes se Lushnjes Alfred Shkurti, i njohur ndryshe me emrin Aldo Bare, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar Adem Arapi, i cili u mor peng ne vitin 1998, nga pjestare te Bandes se Lushnjes, e drejtuar nga Aldo Bare.

Aldo Bare, ish-kreu i bandës së Lushnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe krime të tjera të rënda, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit me 45 ditë. Kërkesa bazohet në dispozitat ligjore që parashikojnë reduktim të dënimit për të burgosurit që kanë përmbushur detyrime të veçanta ose kanë pasur sjellje të mirë gjatë vuajtjes së tij.

Gjykata pritet të shqyrtojë nëse kërkesa do të pranohet apo do të rrëzohet.