Ballina Shqiperia ime Humb jetën 48-Vjeçari nga Ballshi ne plazhin e Darzezes

Humb jetën 48-Vjeçari nga Ballshi ne plazhin e Darzezes


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 15 korrik 2025 në plazhin e Darëzezës, ku ka humbur jetën një pushues. Viktima është identifikuar si B. Ç., 48 vjeç, banues në Ballsh. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Më datë 15.07.2025, në plazhin e Darëzezës, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak, shtetasi B. Ç., 48 vjeç, banues në Ballsh. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.