U plagos nga shperthimi ne Lushnje -Deputeti i PS Bujar Çela pritet të hyjë në sallë për ndërhyrje
Deputeti socialist Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në një objekt në pronësi të tij, ndodhet në spitalin e Traumës. Mësohet se deputeti ka pësuar dëmtime në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale abdominale. Çela mbeti i plagosur bashkë me shtatë persona të tjerë në magazinën e tij në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona të tjerë.
Detaje te tjera zbulohen nga ngjarja e rende ne Lushnje
Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë pasditen e sotme, ku për pasojë humbën jetë dy persona, babë e bir, si dhe mbetën të lënduar 7 të tjerë, ku mes tyre edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela. Mesohet se kamioni ka qenë i pajisur me vinç dhe ka hasur në telat e korrentit. Për pasojë ka shpërthyer bombola e...
INSTAT, 576 mijë shqiptarë janë në rrezik varfërie!
Më shumë se 576 mijë shqiptarë janë në prag rreziku për të rënë në varfëri. Referuar raportit mbi Anketën e Të Ardhurave për vitin 2022, të publikuar nga INSTAT, thuhet se rreziku për të qenë i varfër ka rënë me 1.4% krahasuar me vitin 2021. Sipas shifrave 20.6% e qytetarëve janë në rrezik varfërie, dhe kufiri për të qenë...
Zjarri në depozitat e ish-Uzinës së Ballshit, procedim penal per 2 punëtorë
Mallakastër/Informacion paraprak Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr. Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit. Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A....
Pas babait ndërron jetë dhe djali nga shpërthimi në Lushnjë
Rëndohet bilanci i ngjarjes së Lushnjës. Pas babait Landi Verçani, ka ndërruar jetën dhe djali i tij duke e çuar në dy numrin e viktimave si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një kapanon në Lushnjë.
Balla nga Lushnja: I biri i viktimës është plagosur rëndë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Lushnje ku mbetën të plagosur 8 persona dhe ndërroi jetë një tjetër. Balla u shpreh se manovratori i vinçit ka mbetur viktimë pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë. Ai zbuloi se i...
Mbërrin në Spitalin e Traumës njëri prej të plagosurve nga shperthimi ne Lushnje
Pak minuta më parë ka mbërritur në Spitalin e Traumës, njëri prej personave të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë. Nga Trauma raportohet se më pas pritet të mbërrijë dhe një tjetër i lënduar. Sipas mjekëve, të lënduarit kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar.Si pasojë e shpërthimit një persona ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë lënduar, mes...
Shperthimi i zjarrit ne depozita ne Ballsh, zbulohet shkaku
Një ish depozitë e naftës bruto e kapacitetit 10 mije meter kub por me mbetje te naftës bruto ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Depozita ka qënë e repartit të transportit të baftës në ish KPTHN në Ballsh e repartit 16/1. Shkaku i rënies së zjarrit ka qënë sepse një grup pune që po kryejnë shkaterrimin e depozitave per...
Zjarr i permasave te medha në ish-depozitat e karburantit në Ballsh
Ish-depozitat me lëndë djegëse në qytetin e Ballshit janë përfshirë ditën e sotme nga flakët. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se zjarrfikësit kanë shkruar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. “Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri në disa ish-depozita lëndë djegëse dhe vendosjen e flakëve nën kontroll”, shkroi Balla në...
Policia njoftim zyrtar : Shperthimi ne Lushnje 1 i vdekur dhe 8 te plagosur
Fier/Informacion paraprak Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre...