Ballina Aktualitet Homazhet për Dhimitër Anagnostin, kryeministri Rama nderon ikonën e artit shqiptar

Homazhet për Dhimitër Anagnostin, kryeministri Rama nderon ikonën e artit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dhimitër Anagnostit.

Jjghj
Dghjfgjhfj

Me një buqetë në dorë dhe në heshtje respekti, Rama nderoi figurën e mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjarët dhe të afërmit.

Rama la edhe një mesazh lamtumire në librin e dedikuar për Anagnostin, pas takimit me familjarët e regjisorit të shquar.