Sarah Mullally bëri histori më 25 mars 2026, duke u bërë gruaja e parë Kryepeshkope e Canterbury-t dhe njëkohësisht udhëheqëse e Komunionit Anglikan, që përfshin rreth 85 milionë besimtarë në mbarë botën.
Ceremonia e marrjes së detyrës u zhvillua në Katedralen e Canterbury-t, në prani të rreth 2,000 të ftuarve, mes të cilëve edhe Princi William dhe Kate. Sipas traditës shekullore, Mullally e nisi ceremoninë duke trokitur tre herë me shkopin e bariut në portën kryesore, ndërsa u përshëndet nga nxënës të shkollave lokale.
63-vjeçarja, ish-infermiere dhe mamie, deklaroi se e merr këtë detyrë për t’u shërbyer besimtarëve dhe për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit.
Ceremonia kulmoi me kurorëzimin e saj në dy frone të ndryshme, që simbolizojnë rolin e saj si peshkop i dioqezës së Canterbury-t dhe si udhëheqëse shpirtërore e Kishës Anglikane në nivel global.
Mullally merr drejtimin e Kishës së Anglisë në një periudhë sfiduese, pas dorëheqjes së paraardhësit Justin Welby në nëntor 2024, pas publikimit të një raporti që zbuloi mbulimin e një rasti abuzimi të viteve 1970.










