Historia e Fierakut kampion i mundjes ,qe nga pasioni i sportit ka...

Historia e Fierakut kampion i mundjes ,qe nga pasioni i sportit ka sot si pasion lulet dhe gjelberimin 

2011
SHPËRNDAJE

“Dje “i suksesshem ne sportin e mundjes dhe kampion KOMBETAR ,por edhe sot “kampion” ne biznesin e luleve dhe fidaneve
Historia e Fierakut qe nga pasioni i sportit te mundjes ka sot si pasion lulet dhe gjelberimin duke hapur dhe nje aktivitet ne tregetimin e fidaneve

Dikur kampion i mundjes ne Shqiperi sot zhvillon aktivitetin ne rritjen e luleve dhe fidaneve. Jorgji Bare 62 vjec mbart nje histori suksesi jo vetem si sportist i talentuar dhe mundes kampion Kombetar por edhe ne biznesin e ne tregetimin e luleve dhe fidaneve .
Ne rrefimin e historise se tij Jorgji e pershkruan me nostalgji periudhen e rinise se tij dhe pasionin per sportin e mundjes. Ne karieren e tij sportive Jorgji kujton nisjen e sportit te mundjes ne vitet 1975 dhe me pas do vinte viti 1982 qe Jorgji Bare do te shpallej kampion kombetar.

Aktiviteti sportiv i Jorgji Bares do te vijonte deri ne vitin 1990 dhe me renien e sistemit edhe ai do te emigronte ne Greqi per pak kohe ku rastesisht nisi edhe aktivitetin e tregetimit te luleve dhe fidaneve te agrumeve, ulinjve dhe vreshtarise.

Fillimisht ky aktivitet nisi me nje sasi lulesh dhe fidanesh ndersa me kalimin e viteve ky aktivitet u rrit duke arritur te kalonte edhe kufijt e vendit. Sot ne arrijme te kemi prodhime dhe importe me Italine Hollanden, dhe gjithe tregun vendas sipas kerkesave ka thene Jorgji.


Gjate ketyre viteve ne kemi arritur te kemi serat dhe plantacione te rritjes dhe ruajtjes se fidanve dhe luleve. Jorgji ka treguar se ky aktivitet eshte kthyer ne biznes familjar dhe disa dhjetra te punesuar .

Sot kete aktivitet Jorgji ja ka trasheguar femijeve te tij por megjithate ai asnjehere nuk shkeputet nga pasioni per lulet dhe gjelberimin

S'KA KOMENTE