Berisha :“Më është pyetur së çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, kjo mos-thirrje shkak kishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme. Kishte agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 demostruesve dhe plagosjen e më shumë së 100 efektivëve. Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë”.
Berisha shtoi: “Kjo është procedurë normale ama nuk është procedurë publike. Të thërret dhe shkon. Por Altin Dumani ja shpërndau mediave para meje. Një procedurë që është krejtësisht diskrete dhe s’ka lidhje me mediat, ky e bën publike për leverdi të Ballukut dhe Ramaduros, që njerëzit mos të shohin skandalin e Llogarasë, por të merreshin me faktin që Sali Berisha dëshmon për 2 janarin pas 13 vitesh, një ngjarje ku unë isha i rrethuari dhe mua po më goditeshin dritaret e kryeministrisë me gurë.











