Hasturkas -Ulet niveli i ujit të Semanit, por prania e ujit vijon në toka bujqësore dhe 20 banesa

Situata në fshatin Hasturkas paraqitet më e qwndrueshme gjatë ditës së sotme, pas vërshimit të lumit Seman, i shkaktuar nga çarja e argjinaturës dy ditë më parë.

Sipas të dhwnave nga terreni, niveli i prurjeve të lumit ka shënuar një rënie me rreth 20 centimetra. Megjithatë, uji vijon të jetë i pranishëm në tokat bujqësore, si edhe në rreth 20 banesa të zonës, duke shkaktuar vështirësi për banorët dhe dëme në bujqësi.

Me rënien graduale të nivelit të ujit, strukturat përgjegjëse në terren pritet të ndërhyjnë për riparimin e argjinaturës dhe mbylljen e çarjes, me qëllim parandalimin e përmbytjeve të mëtejshme dhe normalizimin e situatës.