Ballina Shqiperia ime Hapet thirrja, 227 vende pune për mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore...

Hapet thirrja, 227 vende pune për mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore

Ministrja Koçiu informon se janë hapur 227 vende pune për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen qendrave shëndetësore verore.

Nisja e sezonit turistik në të gjithë vendin, shoqërohet edhe me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj, për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ripërsëritur sot thirrjen për mjekët dhe infermierët në Shqipëri, që të aplikojnë për vendet e hapura të punës në qendrat shëndetësore verore në vend.

Ministrja Koçiu pohon se tashmë janë hapur 227 vende pune për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen qendrave shëndetësore verore në të gjithë Shqipërinë.

“Si çdo vit, këto qendra do të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar kujdes shëndetësor për mijëra pushues vendas e të huaj”, shkruan Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar 34 qendra shëndetësore verore ofruan shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave më të frekuentuara turistike të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë periudhës 1 qershor 2024 deri në 30 shtator 2024 në këto qendra shëndetësore verore u realizuan 80 765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj