Ballina Shqiperia ime Greqi/ Atentat me a*më , vr*tet 41-vjeçari shqiptar 

Greqi/ Atentat me a*më , vr*tet 41-vjeçari shqiptar 

Një 41-vjecar shqiptar, i identifikuar si Altin Arapaj, është ekzekutuar mesditën e sotme në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë. Ai është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.

Ka dyshime se para se të qëllohej, viktima ka arritur të telefonojë familjen e tij dhe i ka thënë gruas emrin e autorit. Burimet bëjnë me dije se emri i personit të dyshuar për vrasjen, i dhënë nga familjarët, rezulton person me precedentë për trafik droge. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. Ndërsa viktima ka precedentë të ndryshëm (që nuk janë përcaktuar).

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.