Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar në Livadhja të Vlorës, ku një 49-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka goditur me gotë qelqi bashkëshorten e tij në fytyrë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Livadhja, Finiq. Specialistët për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin e shtetasit P. K., 49 vjeç, pas denoncimit për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes, e cila ka pësuar dëmtime fizike.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.