Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Agim, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin M. F., 61 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për bashkëshorten e tij, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre. Nga kontrolli i banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, të cilën shtetasi M. F. e posedonte pa leje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. U., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin D. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka shantazhuar dhe kanosur nëpërmjet celularit shtetasin M. M., 34 vjeç, duke i kërkuar para.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. A., 30 vjeç, banues në fshatin Bregas, Divjakë, pasi i ka dëmtuar të mbjellat.
Në Komisariatin e Policisë Fier ka kallëzuar shtetasi L. H., 33 vjeç, se persona të paidentifikuar i kanë dëmtuar derën e dyqanit të tij. Po punohet për identifikimin e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.










