Ballina Shqiperia ime Goditja me a*me ne unazen FIER–VLORË, Prokuroria FIER procedon 2 persona...

Goditja me a*me ne unazen FIER–VLORË, Prokuroria FIER procedon 2 persona PËR ‘V*ASJE ME PARAMENDIM’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.474, të vitit 2025, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 78-25-22 të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A.C. dhe A.C.
Nga hetimi i kryer në bashkëpunim me policinë u arrit të dokumentohet se, në datën 09.04.2025, rreth orës 13:30-14:00, në rrugën dytësore të unazës së autostradës Fier-Vlorë, në drejtim të fshtarave Dërmenas-Sulaj, personat nën hetim A.C. dhe A.C. kanë shtënë me armë zjarri të llojit automatik dhe pistoletë, në drejtim të shtetasve H.M. dhe S.M., të cilët udhëtonin në këtë rrugë me një motomjet.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje ka ngelur e dëmtuar shtetasja S.M. Pas marrjes dijeni për ngjarjen, policia gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, ka arritur të arrestojë personin nën hetim A.C. Mbi kërkesën e Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë të personit nën hetim A.C. dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.