Goditi avokatin ne zyren e tij ne Fier, shpallet ne kerkim 34...

Goditi avokatin ne zyren e tij ne Fier, shpallet ne kerkim 34 vjecari

2728
SHPËRNDAJE


Eshtë dhunuar me sende të forta avokati Ergys Selmani. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në ambientet e zyrës së avokatit pranë mjediseve të gjykatës së Fierit.

Mësohet se personi që e ka dhunuar ka qenë në proces divorci e Selmani ka qenë avokat i palës paditëse.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.

Eshtë shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE