Ballina Shqiperia ime Goditet grupi kriminal Rraja! Përfundojnë në pranga disa persona, mes tyre edhe...

Goditet grupi kriminal Rraja! Përfundojnë në pranga disa persona, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS. Detaje nga operacioni

policia ka goditur një nga grupet e dyshuara kriminale të njohura si grupi “Rraja”, duke finalizuar një operacion të gjerë policor që ka çuar në pranga disa persona. 

Mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Sipas burimeve, gjatë aksionit u bë i mundur ndalimi, shoqërimi dhe arrestimi i shtetasve:
1.Marvin Bushati
2.Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani)
3.Sokol Qaja
4.Gazmir Rraja
5.Përparim Rraja
6.Rexhep Rraja
Operacioni vijon ende, me kontrolle në bazat, banesat dhe ambientet e lidhura me personat e arrestuar, për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal dhe personave të lidhur me to. 

Të arrestuarit akuzohen për “Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, vepra këto të të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28 pika 4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.